Web Analytics
BallinaSHOWBIZE fajësoi për jetën larg vajzës në dedikimin prekës që sapo publikoi,...

E fajësoi për jetën larg vajzës në dedikimin prekës që sapo publikoi, Loredana i përgjigjet Mozzikut ‘’Jam lodhur’’

Mozzik sapo ka publikuar projektin e ri ‘’Të dua’’, i cili i dedikohet vajzës së tij Hanës.

Teksi i këngës është mjaft emocionues dhe flet për jetën e reperit larg vajzës së tij, në këtë histori nuk kishte si mos ta përmendte nën rreshta edhe Loredanën, të cilës në një mënyrë i hedh fajin për ndarjen dhe situatën.

“Hanë, e di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë, ka për të qenë më mirë unë asgjë mos me thënë se po të tregova është tepër e rëndë.”

Pak pas publikimit të këngës që bëri goxha bujë, i është përgjigjur Loredana, rreth tre orë pas publikimit të këngës në mesnatë, ajo ka ndarë tekst të një këngë tjeter.

Pjesa e tekstit që ajo e ka ndarë është konkretisht kjo:

“Nuk kam asgjë kundër teje, ne jemi njerëz, të gjithë kemi probleme.

Por jam e lodhur duke qënë e lodhur nga të qenurit e lodhur.

Ajo pjesë e imja kaloi  E shoh, më pas jo, bëj sikur jam e verbër”./afterparty/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit