E fundit: LVV-ja pas pak çastesh i drejtohet Kushtetueses

Në ora 17:00, Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i’a dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të portalit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në ora 17:00 do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, aty do të mbahet edhe një Konferencë për media”, ka bërë të ditur ky burim.