E gjen kuletën pas 14 vitesh, në një mënyrë që kurrë s’do t’i vinte në mendje

Tim Burrows, nga Anglia e kishte humbur kuletën në një festival në vitin 2003, dhe pas 14 vitesh ajo prapë arrin në duart e tij, por në një mënyrë që s’e kishte menduar asnjëherë.

Burrows, që me profesion ishte gazetar që kur e kishte humbur kuletën nuk e kishte menduar se do ta gjente më, pasi festivali ku ndodhi kjo kishte shumë njerëz, dhe kështu e kishte lënë në harresë, deri sa një ditë iu lajmërua një djalë duke i treguar se kuletën e tij e ka ai, dhe se i ka shfrytëzuar paratë në të, për të blerë pije për lojën ‘The Timothy Burrows Challenge’.

Tim Burrows, u takua me personin në fjalë, e mori kuletën, nuk e paditi, thjeshtë u ndanë miqësisht.

Ai madje thotë që kurrë s’do t’i shkonte në mendje se do ta gjente në këtë mënyrë.

“U befasova!

Kontaktova nga një njeri që e gjeti portofolin tim në vitin 2003, mori 10 funte për të blerë pije dhe zhvilloi një konkurrencë të pijes për të më ‘nderuar’ mua”.