E infektuar me koronavirus, modelja 21-vjeçare publikon fotot joshëse në diell

Ylli i reality show “Made In Chelsea”, Heloise Agostinelli, ka zbuluar se është diagnostikuar me koronavirus.

Por duket se 21 vjeçarja nuk po shqetësohet shumë për faktin se është prekur nga Covid-19.

Heloise ka publikuar një foto në Instagram duke marrë rreze dielli në kopshtin e saj në Miami, gjatë karantinimit, me maskë në fytyrë.

“Vijat që të mbeten nga banja e diellit në karantinë janë gjë më vete,” shkruan ajo.

Para se të prekej nga koronavirusi, Agostinelli postoi një foto ku kishte thyer rregullat e izolimit, jashtë shtëpisë duke ecur në rrugë.