E jashtëzakonshme, Distria Krasniqi e artë në Paris

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në GrandSlamin e Parisit.

Ajo në finale mposhti italianen Odetta Giuffrida pasi pati avantazhin e Wazarit.

Kështu, Distria mbyll një ditë fantastike për të duke qenë në formë dhe duke “shkatërruar” këdo që i dilte përpara.

Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti brazilianen Sarah Menezes./Indeksonline/