E ka mbajtur prej vitesh larg syrit të publikut, Noizy zbulon nëse do të jetë vajza e tij e pranishme në “Alpha Show”

Siç dihet tashmë reperi i njohur shqiptar Noizy (Rigels Rajku) është baba i një vajze, e cila quhet Leandra, ai i ka kushtuar asaj edhe këngën e famshme ‘’Noku’, mirëpo gjithmonë kujdeset që ta mbaj atë larg syrit të publikut dhe medias.

Së fundmi ai ka zbuluar nëse vajza e tij 15 vjeçare, e cila jeton në Angli me të ëmën, do të jetë e pranishme në koncertin që do të mbajë në 14 gusht në Tiranë.

“Nuk jam i sigurt, me qejf e kam të vijë ta shohë, mund të jetë me familjen time”, është shprehur Noizy duke mos e konfirmuar ardhjen e Leandrës në “Alpha Show.”

Leandra, e cila erdhi në jetë kur Noizy ishte shumë i ri në moshë, rrallë herë shihet në rrjetet sociale të Noizyt, për të mos thënë asnjëherë, dikur ai publikonte rrallë ndonjë por vitet e fundit ai ka vendosur të mos bëjë asnjë postim me vajzën e tij, duke e mbajtur larg famës dhe medias./Panoramaplus.al/