E kapi mat! Nuk do ju besohet çfarë kërkonte ish-i i Encës për të në internet

Jeta e saj private gjithmonë ka ngelur e tillë dhe ne ende nuk dimë asnjë histori dashurie nga Enca, pasi ajo vetë thotë se s’ka patur asnjëherë një lidhje! Por jo se nuk ka bërë “date”!

Këngëtarja ishte e ftuara “Prive”, ku zbuloi gjatë intervistës një moment të sikletshëm që ka patur me një djalë me të cilin po dilte.

“Mua më përndjekin gjithmonë ngjarjet e sikletshme.

Por një që mu kujtua është para 2 vitesh kur po dilja me një djalë jashtë dhe po kërkonim një lokacion në google.

Ma dha mua telefonin ta kërkoja dhe aty dalin ato kërkimet e fundit.

Kërkimi i tij i fundit ishte ‘Sa lek i bën Enca Haxhia?’.

Ishte moment shumë i sikletshëm”, tregoi Enca.