E shtunë, 5 Tetor, 2024
13.8 C
Pristina

‘E kisha tmerr t’i shihja prindërit duke u puthur’,moderatorja befason me deklaratën

“A duhet të puthen prindërit në sy të fëmijëve?”, ishte kjo tema e cila u trajtua mënjgesin e sotëm në emisionin “Shije Shtëpie”.

Lidhur me këtë temë, moderatorja e programit, Katerina Trungu ka ndarë pak nga eksperienca e saj personale teksa është shprehur se e ka patur tmerr kur shikonte që prindërit putheshin në sy të saj.

Ndjehej e bezdisur por jo vetëm kaq! Ajo ishte dhe xheloze për këtë gjë.

“Unë kur kam qenë e vogël e kisha tmerr t’i shihja prindërit e mi duke u puthur. Vërtet, e kam pasur bezdi domethënë, bëhesha shumë xheloze, e kisha shumë problem të putheshin dhe më duket sikur kjo gjë ka ndikuar gjithmonë”, -tha ajo.

E pyetur nëse tani ajo dhe partneri puthen në sy të fëmijëve, Katerina tha:

“Me kujdes shumë, patjetër. Jo, jo, nuk para… jam e kujdesshme.”

Nga Rubrika