Ish-banori i “BBVK2”, Buci dhe bashkëshortja e tij, Verona, janë duke pritur me padurim momentin e veçantë të ardhjes së fëmijës së tyre të parë.
Në një intervistë ekskluzive për “T7”, çifti ndau gëzimin e tyre, duke lënë të kuptohet se ndodhin “gjëra të bukura” që duke nenkuptuar se do të sjellin një dritë të re në jetën e tyre.
Në vitin e kaluar, marrëdhënia e tyre ishte në qendër të vëmendjes, për shkak të situatave të ndryshme që kanë ndodhur, përfshirë një lidhje të kontestuar me një pjesëmarrëse tjetër nga “Big Brother”.
Kjo situatë shkaktoi shumë diskutime në rrjetet sociale, duke i shpërndarë ata në qëndrime të ndryshme, por tani duket se ata janë të fokusuar vetëm te ndjenja e gëzimit për ardhjen e fëmijës.
Për ata që ndjekin këtë çift të njohur, është emocionuese të shohësh sesi ata evoluojnë si individë dhe si çift. Me çdo postim në rrjete sociale, ata ndajnë momente të gëzimit dhe përgatitjeve për sjelljen në jetë të fëmijës së tyre.