E kryer, transferi i ri i Man City zyrtarizohet pas 24 orëve

Pas zyrtarizimit të Ferran Torres nga Valencia, skuadra e Pep Guardiola po përgatit edhe një transferim të madh.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bournemouth, Nathan Ake, i cili do vijë në ‘Etihad’ për shumën e 41 milionë funteve.

Sky Sports raporton se Ake gjendet në ambientet e Cityzens për të përfunduar testet mjekësore.

Transferimi i tij do të zyrtarizohet gjatë ditës së nesërme.