“E kujton me mall burri…”, kurora që la Murseli te varri i Liridonës

Një krim monstruoz pas të cilit fshihej burri me të cilën ajo mendoi se kishte lidhur jetën, tronditi mbarë shqiptarët.

Liridona Ademaj, 33-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili disa orë më vonë u arrestua nën dyshimet se kishte porositur vrasjen e saj.

Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule, siç raporton Nacionale.

“Të kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe djemtë” -shkruhet në mbishkrimin e kurorës me lule.

Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që të vrasë gruan, ndërkohë që si fillim thuhet se i ka dhënë 15 mijë euro.

Shiko foton:

Nga Rubrika