Ajo është rikthyer të flasë për largimin e saj nga skuadra kampione e Premierligës, pas zënkës që pati me Jose Mourinhon.

Carneiro ishte ofenduar rëndë nga Jose Mourinho gjatë një ndeshje në kohën kur ndërhyrë në fushë për të mjekuar mesfushorin, Eden Hazard.

44 vjeçarja ka deklaruar që nga ai moment, e ka pasur të vështirë të shikojë një ndeshje futbolli.

Të jem e sinqertë e kam pasur të vështirë të shikoj futboll.

E vetmja ndeshje që kam parë ka qenë ajo e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit”, ka deklaruar Carneiro.

Ajo po ashtu ka shtuar se ka pasur oferta konkrete për t’u rikthyer në futboll, por që i ka refuzuar dhe aktualisht është duke punuar te klinika e saj private.

Shiko Fotot: