Fshati Mazhë e Madhe në rrethin e Krujës është një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shumë familje, edhe sot pas 2 muajsh, vijojnë të jetojnë në çadra në pritje të ndihmës së qeverisë.
Por kjo e fundit, nga ana tjetër, ka publikuar një aplikacion ku qytetarët që I janë prishur banesat mund të aplikojnë për financim.
Por në një zone si Mazha e Madhe, ku dominojnë të moshuarit e të rinj gjen shumë pak, kjo mënyrë që ka zgjedhur qeveria nuk është aspak praktike.
Korrespodenti I Syri Tv komunikoi me Rabie Zelën, e cila jeton në çadër dhe ka një apel për kryeministrin Edi Rama.
E di çfarë është internet?
“Qyqja, ku di nëna. Unë nuk di ç’është telefoni”, shprehet e moshuara.
Deklaratës së kryeministrit Edi Rama se, kush ka shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, duhet të aplikojë online, nëna nga Mazha e Madhe tregon se nuk di as se çfarë është aplikacioni e çfarë është internet.