E moshuara me Covid-19 kërkon ndihmë, stafi i Shtëpisë së të Moshuarve nuk i afrohet

Në MPMS thonë se kanë marrë masa për ti izoluar të prekurit me COVID-19, në Shtëpinë e të Moshuarve

Kjo e moshuar ka probleme shëndetësore.

Madje kjo banore e Shtëpisë e të Moshuare në Prishtinë, ka një 1 javë që po përballet me virusin Covid- 19.

Kjo grua në moshë që është rezidente në këtë vend doli nga objekti ku po qëndronte e izoluar.

E për këtë ajo kishte një arsyeje .

Ajo po kërkonte ndihmë nga stafi i këtij institucion, pasi nuk po ndihej mirë.

Por, këta të fundit nuk po munden ti ofrojnë një gjë të tillë.

Kjo pasi gruaja në moshë është pozitive, dhe kontakti me të paraqet rrezik për ta.

Andaj ata u detyruan të thërrasin personat e autorizuar nga stafi shëndetësor, për ta ndihmuar atë.
(EFEKT)

Por, kjo banorë nuk është e vetmja që po përballet me virusin Covid-19.

Javë më parë këtu rezultuan pozitiv, edhe disa banorë të tjerë.

‘’Në Shtëpinë e të Moshuarve po vazhdojnë trajtimin 30 banorë rezident, të cilët javë më parë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19’’

Gjithë kjo shtëpi është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërkohë, drejtori i departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare, në këtë dikaster Mentor Morina thotë se janë kujdesur që banorët pozitiv, ti izolojnë nga banorët e tjerë.

‘’Po bëhen një javë, nga rezultatet që i kemi pranuar nga IKSHPK, ku kanë rezulto 30 rezident, dhe 29 punëtor pozitiv.

Së bashku me stafin shëndetësor aty kemi marrë masa për të bërë ndarjen e tyre nga ata negativ.

Deri më tani një rezident është i hospitalizuar, në Klinikën Infektive, i gjinisë femërore, shumica e rezidentëve vazhdojnë të kenë simptoma shumë të vogla’’, tha Mentor Morina, Drejtor i departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare.

E këtu pa u prekur nga koronavirusi nuk ka shpëtuar as stafi në këtë institucion.

Një javë më parë kjo ministri ka konfirmuar 9 raste pozitive.

Megjithatë testimet sipas Morinës, po vazhdojnë ende.

Ai gjithashtu foli edhe për një mundësi së si ka arritur që virusi të depërtoj brenda.

‘’Deri më tani nuk kemi shtim të numrit, kemi nga stafi në proces të testimit po presim rezultatet.

Burimi i infeksionit, ka mund të jetë nga stafi gjatë ofrimit të shërbimit, i cili është shumë i lidhur me ofrimin e shërbimeve me këtë klientë, ndërkaq ata pastaj kanë kontakte edhe me familjarët e tjerë jashtë’’

Me 22 Gusht, IKSHPK dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë konfirmuar për 30 banorë rezident dhe 9 punonjës të infektuar me Covid 19.

Banorët këtu po vazhdojnë trajtimin brenda këtij institucioni ndërkaq një prej tyre është dërguar në Klinikën Infektive për trajtim.

Edhe stafi nga ky institucion po vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.