E mrekullueshme: Foshnja, e vendosur në karantinë për 3 javë, bashkohet me nënën e saj

Një foshnjë e cila ishte vënë nën karantinë në 14-ditëshin e jetës së saj është ribashkuar me nënën e saj pasi kaloi më shumë se tri javë në një spital.

Nëna e saj ishte e dyshuar koronavirus dhe e lindi ndërsa ishte në izolim në një qytet kinez muajin e kaluar, shkruan Daily Mail.

E porsalindura u dërgua në një spital për shkak të situatës së nënës së saj, por testet e shumta treguan se ajo nuk e kishte virusin.

Pamjet tregojnë se vajza pesë-javore iu dorëzua nënës së saj nga stafi mjekësor i spitalit në Shijiazhuang në provincën Hebei në veri të Kinës,

Nuo Nuo u dërgua në Spitalin e Parë të Shijiazhuang më 21 shkurt, dy javë pasi u lind, për t’iu nënshtruar kujdesit mjekësor.

Zhao Li, drejtori i Departamentit të Pediatrisë në spital, i tha Hebei News: “Foshnja kishte kontakte të ngushta [me prindërit] pasi kishte lindur 14 ditë më parë”.

Pesha e vajzës ra në fillim të izolimit, nga 3.4 kg kur ajo lindi në 3 kg. /Lajmi.net/