E papritur: Graniti vendos të largohet nga Big Brother VIP

Mbasditja e sotme është shoqëruar me debate të shumta mes Granitit dhe pjesës tjetër të banorëve.

Ai ka diskutuar lidhur me faktin se sa e ka penalizuar afërisa me Fifin dhe se sa i lirë është ai në veprimet dhe sjelljen e tij.

“Mos më fol më sepse po te penalizoj, ta tha dhe mamaja jote”, i tha e përlotur Fifi natën e kaluar.

Banorët i kanë këshilluar atij të shkëputej pak nga kjo marrëdhënie dhe të ndihet pak më i lirë për të shijuar pak më shumë eksperiencën e tij.

Graniti këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve, pas kësaj përballjeje tejet tensionuese, Graniti ka vendosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia.

Banorët janë nisur në drejtim të tij me misionin për ta bindur të mos e ndërmarrë këtë veprim.