Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LiveE papritur, Jori dhe Luizi dikur kanë qenë në një lidhje dashurie?

E papritur, Jori dhe Luizi dikur kanë qenë në një lidhje dashurie?

Jori Delli duket se ka fituar zemrën e publikut që tani pasi duket shumë pozitiv. Madje fansat e Luiz Ejllit mendojnë se ata mund të shkojnë si çift, duke qenë se modelja ka qëndruar shumë pranë këngëtarit sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, fansat duan ta shikojnë atë në një romancë me Jorin. Por, influenceri i rrjeteve sociale Andrea, i cili shpesh herë ka publikuar të pa thëna nga BBVA, ka habitur me një storje të shpërndarë edhe kësaj radhe.

Në storjen ku ai ka hapur që t’i bëjnë pyetje lidhur me hyrjet e reja në BBVA, dikush ka pyetur se a është e vërtetë që Jori është ish e dashura e Luizit? Gjë që ka ngritur dyshime pas afërisë së madhe që dyshja kanë krijuar me njëri tjetrin. Por përgjigjja e Andreas ishte se nuk e di se as kush është Jori.

Ndryshe Jori dhe Luizi po shfaqin nje miqesi mjafte te mire, pas nje debati te bere dite me pare, teksa Jori i permend Luizit ish te dashurin e Kiares, Butrintin, dhe Luizi ishte ai i cili u acerua nga kjo gje duke i thene se do ta largonte nga shtepia. Me pas kjo gje u sheshua, pasi ata tashme po kalojne dite te bukura pran njeri-tjetrit. Shiko foton:

Rrjetet Sociale

630,319FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit