E pazakontë/ Gold Ag bëhet baba pa e ditur gruaja, ja si e mori vesh

Reperi Gold Ag do të bëhet baba për herë të dytë.

I ftuar në “Ftesë në 5”, ai zbuloi se çifti do të bëhen prindër të një djali.

Mirëpo, Goldi kësaj radhe kishte vendosur t’i bëj një befasi gruas.

“Unë e kom kuptu lajmin pak para nuses, shenjat e shtatzënisë i ka pas por kur kemi shku në kontrolle i kemi thanë gjinekologes që mos me i tregu edhe nëse osht, e kur i kallzoi e ka kuptu ma vonë, e kemi bo si një lloj befasie që ka qenë mes familjes, familjarisht”, tha reperi./Indeksonline/