E pyesin Afronën: A po mundesh pa burrin, a po e ke zor?

Edhe pse janë martuar në Shtator të vitit të kaluar, shkaku i karrierës Afrona dhe Blero qëndrojnë larg njëri tjetrit.

Mallin që kanë dyshja shpesh e shprehin në rrjete sociale, duke ndarë momente të ndryshme përmes imazheve.

Edhë këto ditë derisa të gjithë familjet detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi shkaku i virusit të përhapur, Afrona dhe Blero janë larg njëri tjetrit.

Përmes një pyetësori që ka bërë në Instagram, menjëherë pranoi pyetjen: A po mundesh pa burrin a po e ki leht?

Afrona iu përgjigj se më e rëndësishmja është që të kalohet kjo krizë sa më shpejtë.

Ndër të tjera, fansat e kanë që ishalla largohet ky virus vetëm që Afrona e Blero të bashkohen sa më shpejt. /Kosovarja/