E rëndë, ndërron jetë ish-futbollisti kosovar

Ish futbollisti i KF Lepencit, Trimor Shurdhani ka ndërruar jetë.

Trimori nga Kacaniku që disa vite kishte shkuar në Zvicër për shërim pasi që vite më parë kishte pësuar një aksident të rëndë.

Mirëpo Trimori nuk arriti të mbijetoj dhe tashmë ka ndërruar jetë.

Ngushllime për e ish futbollisti shprehu edhe klubi KF Lepenci.

“Kryesia e KF LEPENCIT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes së Halim Shurdhanit për ndërrimin e jetës së birit të tij, ish lojtarit të KF LEPENCIT” ka shkruar klubi.