E vërteta e ftohtë për frigoriferin tuaj: 10 gjërat që duhet t’i dini mbi përdorimin e tij!

Nuk besojmë se ka njerëz aty jashtë të cilët nuk e përdorin frigoriferin.

Jo të gjithë ama dinë se si duhet bërë kjo gjë në mënyrën më të mirë.

Këto janë 10 nga këshillat të cilat duhet t’i merrni patjetër parasysh:

1. Temperatura duhet të jetë ndërmjet 0 dhe 4 gradë celsius

2. Frigoriferi duhet të jetë i mbushur idealisht në ¾ e tij, pasi një frigorifer shumë i mbushur bën që ushqimet të ftohen me më shumë vështirësi, ndërsa një frigorifer bosh i ftoh më shumë se ç’duhet

3. Nëse ajri në murin në anë të frigoriferit është i kondensuar, duhet ta ulni temperaturën pasi është shumë i ngrohtë

4. Disa ushqime ngrijnë në frigorifer pasi duan temperaturë pak më të lartë, kontrolloni gjithmonë etiketën

5. Blini një termometër për frigoriferin, pasi vetëm kështu mund të siguroheni se ftohtësia shpërndahet në mënyrë të njëjtë dhe disa pjesë nuk janë më të ngrohta se të tjerat

6. Nëse është shumë ngrohtë jashtë, thjesht përpiquni të mos e lini shumë hapur derën

7. Disa fruta si bananet apo pjeshkët nuk duhen mbajtur në frigorifer, pasi dëmtohen

8. Ushqimet e mbetura ftohini fillimisht në temperaturën e dhomës për dy orë, pastaj futini në frigorifer

9. Mos i mbani në frigoriferë ushqimet në kanaçe të hapura pasi marrin shijen e saj, më mirë hidhini në një enë tjetër

10. Frigoriferi duhet larë me kujdes çdo muaj