E veshur me robdishan, Xhensila po çmend rrjetin

Xhensila Myrtezaj është një prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, e cila njihet edhe për paraqitjet atraktive.

Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga prapaskenat e një seti fotografik, teksa mahnit të gjithë me dukjen.

Ajo kishte veshur një robdishan, ndërsa ishte grimuar dhe lidhi një pjesë të flokëve sipër.

Me t’i publikuar fotografitë në Instagram, Xhensila pranoi komente të shumta nga ndjekësit, që e komplimentonin për dukjen.

Edhe kësaj radhe, ajo dëshmoi se është në formë shumë të mirë, ndërsa vazhdimisht tregon se është shumë aktive në palestër.

Sa i përket projekteve muzikore, Xhensila Myrtezaj ka kohë që nuk ka sjellë këngë të reja, por pritet që së shpejti të rikthehet me diçka të re./Kosovarja