E vetmja gjë për të cilën Majlinda ndihet falënderuese ndaj Majkut

Majlinda Zeka dihet që popullaritin më të madh e fitoi pas lidhjes së dashurisë me reperin e njohur Majk.

Çifti patën keqkuptime, mosmarrëveshje të shumta, mirëpo në fund arriten të ndahen në paqe.

Ajo po e rrit djalin e tyre Roanin vet, ndërkohë që edhe Majk e viziton shpesh.

Pas gjithë sfidave që kaloi, bukuroshja i ka vënë punët në ‘terezi’ dhe tani po jeton siç ia do qejfi, pa një mashkull në krah.

Majlinda dallohet për linjat joshëse, fotot atraktive që realizon kohë pas kohe.

Nuk mungojnë as imazhet me të birin, të cilin e merr me vete pothuajse kudo.

Roani për të është e gjithë jeta, që ia mbush ditët me lumturi, e këtë e transmeton tek publiku.

Së fundi ajo ka publikuar një imazh me të birin, dhe disa fjalë zemre.

“Nuk mund të kërkoja më shumë, mirënjohëse dhe e bekuar”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Epo Roani është gjëja mbase e vetme për të cilën ajo i ndihet falënderuese Majkut./Kosovarja/