Ed Sheeran shpallet artisti më i pasur britanik nën 30-vjeç

Ai është zyrtarisht muzikanti më i pasur britanik nën moshën 30-vjeçare shkruan “Sunday Times Rich”, në listën e publikuar mbrëmjen e djeshme.

Prej kohësh përflitej se Ed Sheeran do të bëhej pjesë e kësaj liste, pasuria e të cilit sa vjen dhe shtohet.

Aristit i janë shtuar 40 milionë paund pasurisë së tij që në total arrin shumën marramendëse prej 200 milion paundësh.

Pak kohë më parë 29-vjeçari lajmëroi se do të merrte pak kohë pushim nga muzika pasi planifikon të udhëtojë me partneren e tij dhe të frymëzohet para se të rikthehet në studio për të regjistruar.

Pjesë e listës së personazheve më të pasur britanik nën 30-vjeç janë edhe Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan dhe Zayn Malik që kanë qenë pjesë e grupit të famshëm të muzikës, “One Direction”.