Edhe Aleksandar Vuciq e komenton situatën politike në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjeti kohë të komentoj rreth zhvillimeve në Kosovë mbrëmë ku vlerësoj se priten ‘shkundje të mëdha’ në Kosovë dhe shtoi se siç nuk ju gëzohet turbulencave askund në rajon në planin politik, nuk ju gëzohet as këtyre në Prishtinë.

Ai shtoi se tani vazhdimi i bisedimeve do të vështirësohet edhe më për atë se qeveria e re në Prishtinë do të ketë legjitimet të dyshimtë sipas tij.

Presidenti serb edhe pse tha në televizionin publik serb RTS se nuk i gëzohet trazirave askund në rajon ai megjithatë thekson se qeveria kosovare ka legjitimitetin e vënë në dyshim sipas tij.

Vucic tha se negociatat tani me Prishtinën do të jenë të vështira, pasi legjitimiteti i qeverisë në Prishtinë po “tundet, e shpjegoi më tej duke shtuar megjithëse shifrat i kishte gabim se, nëse qeveria formohet kur i pari ka mbështetje 21 për qind të qytetarëve, atëherë Albin Kurti mbetet në opozitë me 37 për qind të mbështetjes.

Gazetari serb e pyeti se si Beogradi mund të përfitoj nga kjo, Vucic u përgjigj se nuk mund të shfrytëzoj një situatë të tillë, pasi, nëse situata është stabile në Prishtinë, atëherë Beogradi nuk ka partner serioz për dialog, e nëse jo, atëherë politikanët shqiptarë “do të garojnë se cili e përmend më shpesh se Serbia ka kryer gjenocid”.

“Kjo nuk është situatë e lehtë e atëherë keni problem me legjitimitet” theksoi Vucic i ‘brengosur’.

Atij ju shtrua edhe pyetja se kjo situatë me koronavirusin barriera për mallrat serbe është “hequr apo zhvendosur”, Vucic tha se rreth kësaj po ashtu do të ketë “probleme të shumta” dhe përsëriti se Beogradi zotohet për liri absolute të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Ai shtoi se për këtë duhet punuar më shumë pasi është e rëndësisë vendimtare për ne dhe ata.

Vucic tha se për këtë ka pasur bisedë ditëve paraprake me të dërguarin special të SHBA’së për Kosovës, Richard Grenell, si dhe ndërmjetësin europian, Miroslav Lajcak.