Edhe Arta Nitajt i vjen rendi të flasë për ‘koronavirusin’

Tashmë panik i madh ka kapluar vendin, edhe pse ende asnjë rast i shënuar në Kosovë me koronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë minuta më parë e shpalli koronavirusin pandemi.

E figura publike shqiptare kanë dhënë mesazhe sensibilizuese, duke mos munguar as këshillat për kujdesin ndaj vetes dhe tjetrit.

Ndërsa Arta Nitaj së fundmi përmes një fotografie të publikuar në Instagram me të cilën po ironizohet izolimi i Kosovës këto 20 vite për shkak të vizave, duke e krahasuar me një karantinë mbrojtëse për të prekurit me Covid-19.

“E dashur botë, Kosova është gati të ndihmojë.

20 vjet eksperiencë në karantinë”, është shkrimi i vendosur në fotografinë që Arta ka publikuar.