Edhe Fatjoni këngëtar

Emisioni i dashurisë Përputhën, më shumë nxori këngëtar se sa çifte.

Ishte Melisa, ish konkurrentja e parë e cila debutoj në treg me këngën e saj të parë, duke i lënë radhën Julit, Anes, Erit, Princit dhe së fundmi Antoneles.

Edhe ish konkurrentja Tea, ka treguar se shumë shpejt edhe ajo do të behet pjesë e muzikës.

Ish konkurrenti Fatjon Kuqari ka publikuar një video në llogarinë e tij instagram, teksa përcjell këngën e si duket zëri i shkon mirë.

E kur jemi te zëri, kujtojmë se Ana ishte kritikuar nga fansat se nuk kishte aftësi të këndonte./InfoKosova/