Lidhja Demokratike e Kosovës tani më sa ka përfunduar mbledhjen e kryesisë.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se kryesia ka marrë vendim që Vjosa Osmani të jetë kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës./InfoKosova/

Më poshtë mund ta lexoni edhe deklaraten e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa:

“Biseduam për kandidatin tonë për kryeministër dhe arritëm marrëveshje me pajtim të plotë.

Për kandidat kemi pasur z. Lutfi Haziri që do të jetë nënkryetar i LDK-së.

Është personalitet që prej themelimit të LDK-së e deri më tani si kryetar komune dhe si zëdhënës e si deputet i Kosovës dhe po ashtu zonja Vjosa Osmani e cila doli para 3-4 ditësh ka qenë deputete dhe kryetare e komisionit për marrëdhënie për një periudhë të gjatë me të cilën kemi bashkëpunuar mjaftë gjatë.

E kemi vlerësuar kontributin e të dyve dhe nuk kemi bërë asnjë dallim se kush ka merita më pak.

Edhe mbi bazën e vullnetit dhe propozimit z. Haziri jemi përcaktuar që kandidati jonë për kryeministër të jetë Vjosa Osmani.”, tha Isa Mustafa.