Shteti serb ka lëshuar një tjetër fletarrest për një ish luftëtarë të UÇK-së, shkruan InfoKosova.

Ish ushtari i UÇK-së Ejup Hoxha u ndalua nga policia italiane ditën e djeshme, ku tash e 15 vite Ejupi jeton në shtetin italian së bashku me familjarët e tijë.

Familjatët e Ejup Hoxhës na njoftuan se Ejupi është liruar menjëherë pas intervistimit nga porkurorët e shtetit italian.

Ky është njoftimi ngë vëllau i Ejupit:

“Sapo mora lajmin më të mirë për vëlluan, shokun tem, komandantin e tri lufëtarave, Ejup Hoxha, që sot është liruar nga fletarresti që ia ka bërë shteti italian nga Serbia”, ka thënë një i afërm.

Kujtojmë që me fletëarrest të lëshuar nga Serbia, në Maqedoninë Veriore është ndaluar para tre javësh edhe Tomor Morina, derisa dje Gjykata Penale në Shkup tha se nuk ka bazë për ekstradimin e tij në Serbi.