Pasi Luiz Ejlli i kërkoi disa herë të falur, Kiara Tito vendosi që të pajtohej me këngëtarin. Mbrëmë ata kanë biseduar sërish për marrëdhënien e tyre, e në një moment moderatorja i tha ‘të dua’ Luizit.
Gjithashtu pati edhe përqafime dhe puthje mes çiftit që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. E jo vetëm kaq, pasi teksa po qëndronin vetëm në oborr duke shijuar muzikën, që të dy patën një moment ku u përlotën së bashku.
Pas një krize treditore Kiara dhe Luizi mbrëm janë pajtuar me njëri- tjetrin. Ka qenë Kiara ajo që fillimisht i është afruar Luizit duke i kërkuar t’i bëjë një kafe, ku pas këtij hapi të saj, ai ka filluar të diskutoj ku ka insistuar edhe ta përqafoj dhe puthë atë.
Por, edhe pas momenteve romantike të dyshës, prapë se prapë admiruesit e Luizit nuk kanë ndaluar së shari dhe ofenduar Kiarën. Në vijim janë të paraqitura disa prej komenteve dedikuar Kiarës, në platformat sociale.
Ndryshe, shumica e komenteve që përmbajnë ofendime, bullizëm janë të shkruara nga llogari që janë të emërtuar me emra të gjinisë femërore./Insajderi/Shiko foton: