Edhe pse ditë pushimi Labi vazhdon të ndihmojë familjet që të vetmin hall e kan shujtën e radhës

Labi po vazhdon të ndihmojë familjet me të ardhura sociale.

Labinot Tahiri para pak javësh kishte nisur iniciativën për t’i ndihmuar familjet me nevoja elementare ku po gjen përkrahje edhe nga kolegët e tij.

Humanisti sot e diel ka vizituar Hanin e Elezit ku ndau pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët e atij vendi ku u mirëprit nga kryetari Rufki Suma.

Tahiri tha se edhe pse është ditë e diel nuk mund ta ndal aktivitetin e tij për arsye se ato familje që kanë hallin e tyre se çfarë të sjellin në sofër nuk ju kujtohet çfarë dite është sot apo nesër. /Lajmi.net/