Edhe pse e lumtur me Mark Frrokun, Rudina i bën urimin më të ëmbël ish-bashkëshortit për ditëlindje!

Prej kohësh moderatorja e njohur Rudina Dembacaj na ka zbuluar se ajo ruan një marrëdhënie speciale me ish-bashkëshortin, Aleksin duke treguar vazhdimisht respekt për njëri-tjetrin.

Ata e shprehin këtë gjë jo vetëm para vajzës së tyre por edhe para publikut në rrjete sociale.

Ditën e sotme Aleksi feston ditëlindjen dhe urimin më të veçantë ia ka bërë Rudina e cila e ka surprizuar me një postim shumë të ëmbël me anë të një fotoje të tij me Viktorian.

“Gëzuar ditëlindjen babo”, shprehet moderatorja.

Epo vlen të thuhet se janë vërtet shembull mjaft i mirë për të gjithë!