Edhe punëtorët e marketeve, furrave dhe farmacive shpërblehen me nga 100 euro në dy muajt e ardhshëm

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka propozuar që punëtorëve të marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive t’ju ndahen nga 100 euro shtesë për dy muajt në vazhdim.

Përmes një konference për media, Bislimi tha se për këtë masë do të ndahen gjithsej 3 milionë euro.

“Përkundër faktit që masat e qeverisë për mbajtjen e distancës fizike, kanë synuar parandalimin e përhapjes së virusit, kanë qenë punëmarrësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive që kanë punuar rregullisht.

Për të gjithë këta punëtorë, Qeveria e Kosovës do të ndajë pagesë shtesë në masën e 100 eurove për dy muajt në vijim.

Për këtë masë do të ndahen 3 milionë euro”, tha Bislimi.