E enjte, 3 Tetor, 2024
21 C
Pristina

“Edhe vajzë s’është keq”- Ana Lika revoltohet nga “batuta” e të ftuarit në festën e “Gender reveal”

Ana Lika dhe Bjordi Mezini organizuan mbrëmjen e djeshme një festë për të zbuluar gjininë e bebes që po presin.

Çifti ndau me të ftuarit dhe publikun lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Megjithatë, gjatë këtij momenti të veçantë, pati një situatë të sikletshme që nuk i pëlqeu aspak Ana Likës.

Njëri prej të ftuarve bëri një batutë që u prit me pakënaqësi nga aktorja, e cila nuk e fshehu zhgënjimin në fytyrën e saj.

Kur Bjordi tha: “Shpresoj shumë që të jetë çun, por kam parandjenjën që do jetë gocë”, një nga të ftuarit ndërhyri duke thënë: “Edhe gocat s’janë keq, plako.”

Pakënaqësinë e saj, Ana e shprehu pak sekonda më vonë — pa folur, por me mimikë.

I njëjti person vazhdoi të ndërhynte edhe gjatë momentit kur ajo po falënderonte të ftuarit për dhuratat, duke e bërë atmosferën jo fort të rehatshme.

Shiko videon:

Nga Rubrika