Ditën e sotme, përfaqësuesja e Kosovës pritet të përballet me Zvicrën, loja do të fillojë në orën 18:00 në stadiumin Letzigrund Stadion të Cyrihut.
Këngëtarët kosovar, Edona e Milot Llalloshi të cilët aktualisht gjinden në Zvicër, dhanë përkrahje të futbollit dhe kulturës muzikore shqiptare.
Ishte Edona ajo e cila publikoi disa imazhe në Instagram bashkë me vëllain, duke marrë vëmendje me bluzat e tyre, të cilat kishin në njërën anë flamurin e Kosovës, e në anën tjetër flamurin e Zvicrës, të bashkuar në një shqiponjë.
“Premier & Ch, në përkrahje të futbollit dhe kulturës muzikore shqiptare”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/