Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Pas rikthimit në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova për të qëndruar për një ditë, Edoni i ka treguar Julianës për disa vendimet që i ka marrë për jetën e tij.
Ai u shpreh se ka vendosur të martohet me të dashurën e tij, Lisën.“Po martohna së shpejti. Jena tu planifiku me shku në Amerikë me Lisen. Veç unë edhe Lisa Kjo gjë e gëzoi pa masë Julianën, e cila menjëherë e uroi dhe e përqafoi.
Ndryshe banoret e vjeter kane hyre ne shtepi diten e djeshme dhe mendohet se do te qendrojne aty deri ne finalen e madhe te Big Brother VIP Kosova e cila pritet te mbahet me 17 mars diten e premte.