Mbrëmjen e kaluar, Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur më shumë për sfidën e saj të re në ekran – emisioni “F’ink” në “E Diell”.
Ky program ka në qendër tatuazhet, pra artin e trupit. Po si nisi kjo iniciativë nga ana e saj?
“E nisa duke dhënë një mesazh, sepse edhe idea e kësaj gjësë lindi me faktin e paragjykimeve që ne ndjejmë sot dhe kemi ndjerë gjithmonë më saktë. Dëshirën për të nisur këtë profesion e kam patur që në moshë shumë të vogël, por nuk e përfundova pasi e kisha mendjen se çfarë do të thonë të tjerët.
Duke qenë se do futesha në atë profesion do bëja edhe vetë tatuazhe, patjetër nuk do gjeja një burrë pasi do të isha gjatë gjithë kohës e rrethuar nga burra.
Sidomos në atë periudhë para 14 vitesh, ku më shumë meshkujt bënin tatuazhe dhe thashë që në rregull ndoshta nuk është kjo gjë për mua. Duke qenë se unë i kam përjetuar disa gjëra vetë për të vënë veten time në pozitën e shumë njerëzve që mund të jenë në vendin tim. Tatuazhi është thjesht një indicie”
Cila ka qenë frika e saj gjatë krijimit të këtij emisioni kaq të veçantë?
“E vetmja frikë është patjetër fakti që unë nuk kam moderuar asnjëherë dhe kjo për mua është një provë që unë t’i vërtetoj vetes që mund ta bëj këtë gjë. Jam një person që kam shumë dëshira dhe futem në botën e artit. Kam dëshirë pikturën, moderimin, tatuazhet, make-up. Kam aq shumë gjëra që unë i dua dhe thjesht dua që t’i provoj dhe të shoh kush është ajo gjë që mua më përshtatet dhe unë di ta bëj më mirë”.