Efi i bën surprizë, por Samiu lë studion e Përputhen! 

Ditën e sotme në Përputhen Efi ka vendosur ti bëjë një surprizë Samiut, ajo ka bërë një video mesazh ku shprehet:

“E di që nuk e prisje, natyra ime e ftohtë dhe në dukje e pashpirt, siç më konsiderojnë disa, nuk të jep përshtypjen që do surprizojë një djalë, por me ty është ndryshe, në momentet për të ashpra ti ke qenë aty për mua, je lapsi që ke vizatuar buzëqeshje në fytyrën time kur të tjerët kanë vizatuar zhgënjim, jam e lumtur që të kam njohur, faleminderit që më le të gëzojë praninë tënde, që më sheh dhe flet aq ëmbël, faleminderit që ke bërë çdo gjë për mua, afrohu tani të ta jap një përqafim.“

Ndonse Samiu është emocionuar ai ka lënë studion duke shkaktuar konfuzitet.

Sapo është kthyer pas publicitet ka treguar se nuk ndihej mirë nga gjendja shëndetësore dhe kishte përjetuar emocione të forta.