Einxhel dhe Fifi prishin miqësinë e tyre në transmetim ‘live’

Einxhel dhe Fifi kanë nisur një debat të ri.

Einxhel ka akuzuar Fifin se ajo ka manipuluar me të dhe se e ka mbajtur larg Semit.

Ajo u shpreh se nëse ajo do të dëgjonte Fifin atëherë nuk do të miqësohej me Semin fare sepse sipas saj Fifit nuk i pëlqente ajo.

Einxhel tha se Fifi i ka thënë asaj se gjërat që bënte Semi i dukeshin se po i bën për inat të saj, ndërsa Fifi e ka kundërshtuar kategorikisht këtë gjë.

Einxhel gjithashtu tha se tash e tutje do t`i qëndroj larg Fifit sepse nuk mendon më për të në të njëjtën mënyrë./Lajmi