Einxhel nguc DJ Dagz, ky i fundit sqaron disa gjëra

Afrimitet i Arbërit (DJ Dagz) dhe Einxhel ka sjellur shumë dyshime tek banorët.

E para ishte Fifi ajo që e ngacmoj duke i përmendur momentet që ai ka kaluar me Einxhel.

“Me kë rri Arbri deri në 7 të mëngjesit”?,-e pyet ajo me shaka.

Ai e mori shumë seriozisht pyetjen e Fifit duke i thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se njerezit mund ta keqkuptojnë.

Kujtojme se dyshja kanë shkëmbyer disa nga.cmime shumë të këndshme me njëri-tjetrin, Dj, shkoi në kuzhinë gjatë kohës që Einxhel po gatuante për banorët e tjerë të shtëpisë dhe i ka thënë se donte të shikonte nësë ishte e zonja në gatim apo jo.

“O yll! O shpirt! Erdha me kqyr ça po bën, a je e zonja në kuzhinë a jo, se une veten e kam tregu tash. Po du me pa ça di me bo ti. A je për me të propozu a jo?”, thotë Dj Dags.

Më pas teksa të gjithë u çuan nga tavolina e ngrënies, Dj Dagz, shkoi të lante enët dhe të ndihmonte Monikën në kuzhinë, ky rast nuk i ka shpëtuar Einxhelit, e cila nisi ta ngacmonte.

“Ëndërr e kam një mashkull që lan enët po e vëzhgoj”,– tha moderatorja.