U fol gjatë në media për acarimin mes vajzave të showbizit Oriola Marashi, Einxhel Shkirës dhe Kejvina Kthellës.
Motivet e sherrit nuk u zbuluan, megjithatë çështja shkoi deri në polici dhe sërish nuk u mbyll me kaq.
Siç dhe duket atakimet vijojnë.
Dy ditë më parë, Oriola Marashi, postoi një foto në dëborë e hipur mbi një kalë duke çmendur fansat.
Ndërsa Einxhel publikoi ditën e djeshme një foto të sajën në dëborë në 2015-n, të cilën ia kishin dërguar fansat, si për të thënë se Oriola është shumë mbrapa.
Einxhel shprehet se në atë kohë kjo gjë dukej e gabuar por sot është kthyer në modë!
Ne s’po i shtojmë më shumë benzinë zjarrit, pasi me siguri ky reagim do të pasojë nga një tjetër nga Oriola.