Einxhel tregon arsyen e vetme që mund të ndahej nga Dj Dagz

Einxhel Shkira ka konfirmuar edhe njëherë se po vazhdon lidhjen me Dj Dagz, dhe siç duket, asgjë nuk është lojë.

Në rolin e moderatores në “Goca dhe Gra” këtë mbrëmje, Einxhel tha se e vetmja arsye që mund ta linte Dagz, do ishte vetëm nevoja për të qëndruar e vetme.

“Nuk është një lojë, nuk do kisha nerva ta zgjasja për lojë, për zgjedhje të mirë është rri vetëm, do e lija vetëm për të ndjetur vetëm, por për asnjë tjetër, nuk besoj.

Është një njeri që më ka dhuruar një qetësi që se kam pasur asnjehërë në jetën time, ka zbutur Einxhel Shkirën.”

Einxhel zbuloi edhe detaje për emisionin e saj që do të nisë së shpejti në “Top Channel”.

“Në shtator fillon, shumë shpejt do të dalë dhe spoti për emisionin”, tha Einxhel.