Web Analytics

Ejup Maqedonci tregon se çfarë do të ndodh me ushtarin e FSK-së të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt?

Botuar nga: InfoKosova

Në vrasjen e Liridona Ademaj Murselit u përfshi edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E në lidhje me këtë ka folur Ministri i Ministrisë së Mbrotjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci tha se pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokolla, i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Liridona Ademajt, është pezulluar nga detyra.

“Si rasti i fundit kur gjykata faktikisht kur prokuroria e adreson këtë çështje dhe merret me individin, detyrë e jona është normalisht sipas rregulloreve që të pezullojmë, pra ta suspendojmë nga detyra për t’i dhënë mundësinë organeve të tjera të bëjnë hetimet e nevojshme, por edhe gjykatës që të kryejë punën e saj.

Mirëpo, megjithatë ne vazhdojmë, kemi edhe ekipin e hetimeve brenda Policisë Ushtarake, ekip i cili realizon hetime, në rast se lidhet diçka me FSK-në edhe me kohën kur ka shërbyer aty që ndërlidhet edhe me krimin e supozuar jashtë”, tha Maqedonci në ATV.

Më tutje Ministri i Mbrotjes u shpreh se nësë ai shpallet fajtor, atëherë automatikisht largohet nga FSK.

“Ne në vazhdimësi ndjekim procesin gjyqësor, normalisht jo vetëm për të mbështetur aspektin e prokurorisë, por gjithashtu edhe për të shikuar edhe aspektin e ligjshmërisë të akuzës, pra në njëfarë forme, ne shikojmë edhe aspektin e mbrojtjes së drejtave të ushtarëve kur ballafaqohen me këto raste, por në momentin shpallet fajtor, atëherë largohet automatikisht nga FSK”, tregoi Maqedonci.

Këtë rast, Maqedonci e vlerëson si rast të izoluar dhe nuk e përjashton se mund të ketë individë që mund të kryejnë akte të këqija jashtë institucionit.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT