“Ekonomia e vendit para bankroti, Qeveria askund”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë ekonomia e vendit ndodhet para bankrotit.

Në një postim në Facebook, ai i ka rekomanduar Qeverisë ndërmarrjen e disa veprimeve.

“Paga minimale të mos kthehet në problem politik, por të jetë një ligj që u mundëson një jetë më të mirë kategorive në sektorin privat dhe veteranëve;

– Suspendimi i akcizës për pesë muaj dhe mbështetja e produkteve bazë;

– Rimëkëmbja ekonomike që është harruar dhe e cila do të duhej të bëhej me investimet kapitale, e që janë bllokuar rreth 600 kontrata me vlerë qindra miliona euro. Pra, duhet të subvencionohen për 30 % kontratat e nënshkruara”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri./indeksonline/