Web Analytics
BallinaEkskluzive: Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje, propozon Vjosa Osmanin për kryetare...

Ekskluzive: Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje, propozon Vjosa Osmanin për kryetare të Kuvendit

Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 6 tetorit, dhe Kosova ende nuk ka qeveri të dalë nga vullneti popullor.

Vetëvendojse dhe LDK pas javëve të tëra bisedimesh ende nuk kanë arritur marrëveshje.

LDK me ofertën e fundit drejtuar Vetwvendosje ka kërkuar që të ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit 2021.

Këtë pozitë momentalisht e mbanë nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, që ka marrë edhe votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veriu.info mëson nga burimet e saj se javën e ardhshme pritet që Glauk Konjufca të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të propozojë Vjosa Osmanin e LDK-së për këtë pozitë.

Konjufca këtë vendim pritet ta marrë personalisht për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së situatës momentale politike.

Ky vendim personal i Konjufcës vjen pas refuzimit të partisë që ta sakrifikojë atë, pas zgjedhjes së tij në pozitën e kryetarit.

Kjo situatë e krijuar pritet t’i japë zgjidhje dhe lehtësim arritjes së marrëveshjes mes VV dhe LDK-së, sidomos pas insistimit të LDK-së që t’i ipet pozita e kryetarit të Kuvendit.

Në rast se edhe pas kësaj lëvizje nga Glauk Konjufca duke sakrifikuar një pozitë kaq të rëndësishme, prapë nuk ka mërrëveshje për bashkëqeverisje atëherë të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit e ka Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve.

Kujtojmë që këtë javë dy partitë i bën publike ofertat e tyre për arritjen e koalicionit për të bashkëdrejtuar qeverinë e ardhshme katërvjecare.

Rrjetet Sociale

630,284FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit