Eksperiment social: Shikoni si reagojnë amerikanët, kur shohin një grup të rinjsh duke penguar djaloshin të falet në rrugë

Pas vendimit të presidentit të ri Donald Trump që ndalon hyrjen në Amerikë të qytetarëve që vijnë nga vendet kryesisht myslimane, janë organizuar edhe protesta të shumta në të cilat ka pasur edhe të lënduar.

Por duket se kjo temë ka frymëzuar një grup të rinjsh të realizojnë një eksperiment social, në të cilën njëri prej tyre shtiret kinse është duke u falur derisa dy tjerë e ngacmonin dhe e pengonin të kryente obligimin fetar.

Videoja e postuar më poshtë, shfaq reagimet e qytetarëve amerikanë të cilët në shumicën e rasteve mbrojnë djaloshin i cili tenton të falet në rrugë, por që pengohet nga disa të rinj që janë pjesë e eksperimentit social.

Por është interesant faktit se si shumica e qytetarëve që e mbrojnë thirren në Kushtetutën amerikane, e cila thotë se të gjithë qytetarët amerikanë janë të barabartë.

Shiko Videon: