Eksperti: Teoria e Darwinit është e saktë, jemi pasardhës të alienëve

Erdhën nga planeti Nibiru, 300 mijë vjet më parë. Manipuluan ADN-në e të parëve për të krijuar Homo Sapiens-ët.

Teorinë e hedh një studiues i cili prej vitesh analizon tekstet e lashtë të sumerëve.

Ku është shkruar gjithçka.

Ekzaminimi i ADN është kyçi, është prova vendimtare.

Por nuk duan ta bëjnë, sepse e dinë që mund të jetë revolucionare për shkencën, për fenë, për gjithçka”.

Kështu hidhet në sulm Zecharia Sitchin, më luftarak se asnjëherë.

Babai i historiografisë heretike, siç e ka quajtur dikush, shkrimtari 12 në 14 libra të përkthyer në 25 gjuhë ka rrëfyer me mënyrën e tij origjinën e njerëzimit, lëshon sfidën e fundit: kërkon që të verifikohen, shkencërisht teoritë që ai i mbështet prej 30 vitesh.

Takimi ndodh në shtëpinë e tij në Manhatan.

Janë dashur muaj që të bindet të japë intervistë.

Më pas, plakushi i madh, i adhuruar nga ufologë dhe të pasionuar pas teorive të misterit në të gjithë botën, ka thënë po.

Përpara telekamerave nis të thotë një histori në dukje absurde: kanë qenë alienët kolonizatorët e parë të Tokës, dhe kanë qenë ata që kanë krijuar njeriun.

Fabulë për një film fantashkencor.

Por Sitchin betohet se nuk ka sajuar asgjë.

Thjeshtë ka përpunuar gjithçka që ka gjetur të shkruar r në fushën mes Tigrit dhe Eufratit, djepi i të parit qytetërim të njohur.

Në ata tekste antikë sumerët përmendin me qindra herë fjalët “Nibiru” dhe “Anunnaki”.

Si mund të ketë lindur njeriu?

Falë një procesi inxhinierie gjenetike. Alienët, 300 mijë vjet më parë, kanë zbarkuar në Tokë.

Me një teknologji që ne e zotërojmë vetëm sot, kanë manipuluar gjenomën e disa ekzemplarëve të Homos Erectus duke i shtuar ADN-së së tyre afro 200 prej gjeneve të tyre.

Homo Erectus është zhvilluar aq shumë, ka mësuar të komunikojë dhe të përdorë veglat e punës. E transformuan në Homo Sapiens.

Ne jemi produkt laboratori të krijuar për një qëllim preciz: të bëjmë skllevërit për të ardhurit nga hapësira.

Aq superiorë, saqë të shfaqen si perëndi.

Çfarë domethënie kanë emrat Nibiru dhe Anunnaki?

Nibiru do të thotë “planeti i kalimit’ dhe shfaqet në të gjithë vëzhgimet e tyre qiellorë.

Për vite tërë, astronomët modernë kanë pyetur veten: ndokush mendonte se bëhej fjalë për Jupiterin apo Marsin.

Por sumerët shkruanin se prej nibirut vinin anunnakët, që do të thotë “ata që erdhën nga qielli në tokë”.

Si mund të vinin nga Jupiteri, që ka temperatura shumë të larta?

Apo nga Marsi, pa ajër, pa ujë, pa jetë?

Absurde.

Sa më shumë studioja tekstet e ashtë, aq më pak kuptoja.

Kështu, një natë thirra me zë të lartë: Anunnaki!

Nëse ekzistoni, më thoni prej nga keni ardhur.

U zgjova në mes të natës me përgjigjen:

Nibiru është një planet më shumë në sistemin diellor.

E ku mund të jetë?

Ka një orbitë shumë eliptike.

I duhen 3600 vite që të rrotullohet përreth diellit.

Tani është larg, sipas llogaritjeve të mia do të jetë i dukshëm pas qindra vitesh.

Por annunakët do të kthehen më parë.

E kanë premtuar, është shkruar në të gjithë profecitë e lashta, edhe në Bibël: mendoj se do të ndodhë deri në fund të këtij shekulli.

Do të vijnë për të na shkatërruar?

Varet se kush komandon tani në Nibiru, nëse janë pasardhësit e atyre që na krijuan apo nëse tashmë mbizotërojnë ata që, i lodhur me ne, donte të na linte të vdisnim në fatkeqësinë universale.

Se përmbytja e madhe është një fakt real, që ndodhi rreth 13 mijë vjet më parë.

Por unë nuk do të shqetësohesha, madje më bezdis kjo tema e vazhdueshme mbi fundin e botës, për kataklizma.

Njerëzit më kot kanë frikë. Cilido të ketë qenë interesi fillestar, Anunnakët jo vetëm na kanë krijuar, duke na bërë të ngjashëm me ta, por edhe na kanë dhuruar qytetërimin.

Nakanë mësuar gjithçka që dimë.

Nuk kuptoj përse duhet të na shkatërrojnë. Jemi bijtë e tyre, pak zhgënjyes, jo të përsosur, por gjithmonë bij.

Prindër në kuptimin figurativ…

Tekstet e Mesopotamisë, që për mua janë një raport historik flasin ër takime të ndryshëm mes perëndive dhe tokësorëve.

Duke analizuar gjenealogjitë e tyre, kam arritur në një provë të prekshme, që e e zbuloj në librin tim më të fundit: “Kur gjigantët banonin në Tokë”.

Kam zbuluar se ekziston ende një femër e anunnakit, sigurisht e vdekur, por trupi i së cilës është gjetur dhe mund të vazhdohet me analizimin e ADN-së.

Çfarë mund të zbulojë testi?

Nëse bëhet krahasimi mes gjenomës së saj dhe tonës, ndoshta do të gjejmë ata 200 gjene që na kanë shtuar, ndoshta do të zbulojmë përse ne sëmuremi me kancer dhe ata jo.

Mbi të gjitha do të kemi demonstrimin e ekzistencës së tyre.

Dhe do të ishte një ngjarje revolucionare.

Për këtë arsye i kamë kërkuar tashmë botuesit tim italian që të pyesë Vatikanin se çfarë mendon.

Nëse ekziston vërtetë një zbulim arkeologjik prej ku mund të shkëpusim ADN aliene, a duhet të bëhet testi apo jo?

Mund të nxjerrë zbuluar një realitet që shkenca dhe feja nuk duan të zbulohet.

Një goditje për teorinë e Charles Darwinit dhe të gjithë dijet tona…

Përkundrazi, nuk ka asnjë konflikt me teorinë evolucioniste.

Përkundrazi, do të shpjegohej edhe hallka që mungon mes Homo erectus dhe njeriut modern: sepse nuk ekziston, evolucioni ka vazhduar me një kapërcim në laborator.

Gjenet e shtuar janë ata 200, që na dallojnë nga majmunët.

Por edhe ajo që shkruan Bibla është e vërtetë: kanë qenë Elohimët, siç thuhet në tekstin origjinal hebraik, që krijuan Adamin dhe Evën.

Teoria

Sipas S.N.Kramer profesor i Asirologjise, qytetërimi i sumereve ka qenë mjaft i evoluar.

Në studimin e tij Sumerët dhe rrënjët e historisë ai flet për njohuritë e sumerëve mbi kozmologjinë, principet morale, ligjet, recetat e para mjeksore etj.

Sumerët banonin në territoret e Mesapotomisë, Iraku i sotëm. Dëshmitë e tyre të shkruara shkojnë 3500 vjet para lindes së Krishtit.

Në Mesopotami ishin formuar disa qytete të vogla si Ur, Lagash, Nippur dhe Eridu.

Sistemi i tyre i numurimit ishte 60-sh.Pllakat e argjilit të 3000 vjetëve para Krishtit tregojnë për këtë sistem numërimi qe ishte një simbol për 1, një për 10, një për 60, një për 600 dhe një për 3600.

2000 vjet para krishtit këto simbole u zëvendësuan nga dy simbole të reja, një për 1 e tjetri për 10.

Sistemi ishte pozicional psh. për të shkruar numrat e mëdhenj përdorej metoda në rritje dhe 60. E meta e këtij sistemi numerik është që nuk kishte zero dhe as një simbol për të ndarë numrat (tipi i presjes sonë).

Evolucioni i këtij sistemi numerik është i dëshmuar në pllakat e argjilit në tekstet matematikore që permbajnë nocione të karakterit tregtar e ligjor.

Nga ky sistem numurimi lindën tabelat e para të shumëzimit, pjestimit dhe veprimeve të tjera. Në vazhdim do të zhvillohej algjebra.

Shkrimet sumere ishin të tipit kunjoforme dhe janë shumë të vështira për tu deshifruar simbolet.

Sipas Sitchin, sumerët janë produkt i çiftimit të një race aliene me pamje të njëjtë si e jona.

Këto qenie inteligjente që sumerët i quajnë Annunaki dhe Bibla i quan Nefilim, vinin nga një planet me orbitë eliptike e njëjtë si e një komete, që kalonte ndërmjet Marsit e Jupiterit çdo 3600 vjet.

Sipas Sitchin seleksionimi natyral i Darvinit është produkt i primatëve superore nga të cilët ne vijmë.

Më vonë u bë një hap drejt homo sapiensit.

Po sipas Sitchin gjërat duhet të kenë shkuar kështu:

Anunakët kanë filluar të vizitojnë tokën dhe bëmat e tyre janë ato që lexojmë në testamentin e vjetër ose në epikën e Gilgameshit.

Në vazhdim ata e kanë kolonizuar tokën.

Duke pasur nevojë për njerëz që do të punonin në miniera kanë krijuar njeriun që i korespondon homo sapiensit, i cili ishte gjeneruar për të punuar në miniera.

Gratë tokësore u çiftuan me jashtëtokësorët, çiftim që solli sipas autorit gjigandët, një rrace perfekte (Atlantët ndoshta dhe Lemurët).