Elita me kërthizën jashtë ka një pyetje për fansat

Moderatorja Elita Rudi i ka rikthyer linjat e saj pas lindjes së djalit dhe po duket tamam si një modele, shkruan “InfoKosova”.

Elita ka një numër të konsiderueshëm të ndjekësve në Instagram, të cilët sot i ka pyetur se si dëshirojnë që moderatorja t’i bëj flokët.

Por, e veçanta e kësaj paraqitje të sotme të Elitës ishte, se ajo ka reklamuar më shumë pjesën e barkut sesa flokët.

Elitës i shihej barku i cili nuk vërehet fare që para disa muajsh ishte i fryrë, por duket aq i tonifikuar.

Ndërsa në fotografinë tjetër Rudi kërkon që asaj mos t’i ipen propozime për të bërë ndryshime të mëdha të ngjyrës së flokëve, ngase sipas saj kjo ngjyrë të cilën e ka tani, është e veta dhe natyrale.

Por, duhet thënë se vërtetë format e saj morën më shumë vëmendje sesa floku apo ngjyra e flokut të saj./InfoKosova/