Elita Rudi dështon keq me fotoshopin, ndjekësit shpërthejnë në kritika ndaj moderatores

Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi i ka mahnitur si gjithmonë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me format perfekte trupore me fotot e fundit teksa po shijon disa ditë relaksuese në bregdet.

Ajo duket në super formë e veshur me bekini teksa ka pozuar buzë detit, mirëpo fansat kanë vënë re një detaj i cili mesa duket i ka shpëtuar Elitës.

Në foto mund të vihet re që moderatorja ka përdorur fotoshop tek pjesa e dorës e cila duket si një dorë kukulle.

Ndjekësit kanë shpërthyer në komente teksa e kanë ‘kryqzuar’ Elitën për këtë gjë./panorama