Elita Rudi dhe Zëri kombinohen në veshje, nënë e bir krejt firmato

Elita Rudi po kalon vikendin pranë djalit të saj dhe familjarëve të tjerë.

Moderatorja e njohur ditën e sotme po e shijon në natyre teksa ka shprëndarë fotografi në Instagram përkrah të birit.

Të dy nënë e bir shihen të kombinuar në veshje të tëra në firmato dhe dukeshin për mrekulli përkrah njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Elita që nga koha që u bë nënë është tërhequr nga ekrani duke vazhduar punën së fundi si blogere.

Ndërkohë, Gjiko dhe Elita Ditën e të Dashuruarve e festuan në Verona të Italisë bashkë me Zërin, për të cilin ishin pushimet e para./Indeksonline/